Autotech

Veturat në Evropë duhet të emetojnë 30 për qind më pak dyoksid karboni deri më 2030

Komisioni Evropian ka publikuar propozimet me të cilat synon të reduktojë emetimet e dyoksidit të karbonit deri në vitin 2030.

Lëvizja shton presionin në prodhuesit e veturave që të sjellin sa më shumë vetura hibride dhe elektrike.

Komisioni po ashtu ka prezantuar një skemë të re për të inkurajuar kompanitë që të sjellin sa më shumë vetura me emetime zero apo me shumë pak emetim të dyoksidit të karbonit, transmeton Albinfo.ch.

Sipas këtyre planifikimeve, automobilat duhet të emetojnë 15 për qind më pak dyoksid karboni deri në vitin 2025, në krahasim me vitin 2021 dhe 30 për qind më pak deri në vitin 2030.

“Propozimi për reduktim prej 30 për qind të emetimit të dyoksidit të karbonit është cak ambicioz dhe real për veturat për pasagjerë”, ka thënë Komisioni.