Kosova

Vëzhguesi i BE-së: Reforma, e domosdoshme për integrim

Peterle tha se reforma zgjedhore në Kosovë është gurthemel në rrugën drejt BE-së. Ai bëri të ditur se BE-ja do ta mbështesë Kosovën në mënyrë që ta çojë këtë reformë përpara

Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Alojz Peterle, prezantoi raportin përfundimtar të misionit të tij për procesin zgjedhor në Kosovë.

Ai tha se reforma zgjedhore në Kosovë është gurthemel në rrugën drejt BE-së. Ai bëri të ditur se BE-ja do ta mbështesë Kosovën në mënyrë që ta çojë këtë reformë përpara.

Peterle dha një varg rekomandimesh, mes të cilave vëmendje më të theksuar i dha pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor dhe jetën politike, ku tha se partitë politike duhet të mbajnë premtimet e vitit 2015 për të pasur 40 për qind gra në strukturat e tyre.