Futboll
Video: Dy super gola për dy minuta nga Enis Bardhi
Të dy golat ishin nga gjuajtja e lirë nga një distancë prej 30 metrave.
Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, ishte titullar për Levanten, dhe besimin e trajnerit e ka shpërblyer me dy super gola, shkruan albinfo.ch.
Në takimin ndaj Athletic Bilbaos, skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e tetë, por, më pas Bardhi realizoi dy herë.
Bardhi barazoi shifrat në minutën e 43-të, dhe më pas vetëm dy minuta më vonë shënoi për 1:2. Të dy golat ishin nga gjuajtja e lirë nga një distancë prej 30 metrave.
https://www.youtube.com/watch?v=fUuv6zwtYpc
Bardhi u zëvendësua në minutën e 71-të. Në fund Levante fitoi 3:1, derisa këto tri pikë e ndihmojnë të qëndrojë në La Liga.
Bardhi ka shënuar gjashtë gola në këtë sezon.
Ndërkohë, sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku ishte në bankën rezervë.
E-Diaspora
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër Kushdo që merr këtë letër dhe nuk e identifikon si mashtrim, sigurisht që do të ketë...
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e banesave në Cyrih dhe qiratë e larta nxisin trendin e ‘sublet’ Një numër në rritje i apartamenteve në Cyrih po jepen me nënqira, përcjell albinfo.ch. Sipas ekspertit...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni