Autotech

Video e re e Apple-it tregon kamerën e iPhone X

Në videon 30-sekondëshe tregohen ‘selfie’ të ndryshme nën modalitetin “Portrait Lighting”, që ofron efekte artificiale të ndriçimit në fytyrë

E shoqëruar me fjalimin e famshëm të Muhammad Alisë, Apple ka cilësuar si më të mirën kamerën e iPhone X, në një reklamë të fundit.

Në videon 30-sekondëshe tregohen ‘selfie’ të ndryshme nën modalitetin “Portrait Lighting”, që ofron efekte artificiale të ndriçimit në fytyrë, transmeton Albinfo.ch.

Videoja prezanton ‘selfie’ të ndryshme të iPhonet më të ri nën fjalimin e Alis “Unë jam dyfish më i miri”.

iPhone X ishte lansuar në fund të vitit të shkuar me çmim prej më shumë se 1000 eurosh, duke e bërë telefonin më të shtrenjtë në histori të Apple-it.