Sport

Video: Pamje nga rrahja ndërmjet Gashit dhe Schwarz pas përfundimit të meçit

Boksieri shqiptar i pakënaqur me vendimet e gjyqtarëve, dëshiron të vazhdojë luftën, me boksierin gjerman, pa gjyqtar dhe dy boksierët shkëmbejnë disa bokse

Boksieri shqiptar nga Peja, Senad Gashi humbi meçin ndaj gjermanit, Tom Schwarz në rundin e katërt, pasi sipas gjyqtarëve ka goditur kundërshtarin në kokë, shkruan albinfo.ch.

Meçi i zhvilluar në Berlin ka qenë me shumë polemika, derisa ‘lufta’ ka vazhduar edhe pas përfundimit të meçit.

Boksieri shqiptar i pakënaqur me vendimet e gjyqtarëve, dëshiron të vazhdojë luftën, me boksierin gjerman, pa gjyqtar dhe dy boksierët shkëmbejnë disa bokse.

Më pas në ring hyn edhe ekipet e dy kampeve, duke shkaktuar rrëmujë të vërtetë, derisa ishte menduar se do të zhvillohej një meç i pastër i boksit.

Tashmë kanë dalë pamjet nga meçi dhe lufta e tyre pas përfundimit.

https://www.youtube.com/watch?v=biKO5OPj5Oc