Shqipëria

Vidhen dokumente në Prokurorinë e Durrësit

Është sulmuar mbrëmë Prokuroria e Durrësit, ku janë vjedhur dokumente në zyrat e Prokurorisë. Kjo është hera e dytë që vidhen materiale nga Prokuroria, pas grabitjes së postës sekrete.

Mediat në Tiranë shkruajnë se denoncimin e ka bërë pastruesja që gjeti në mëngjes dyert e dëmtuara të Prokurorisë, përcjell albinfo.ch.

Janë ende të paqarta rrethanat e kësaj vjedhjeje dhe natyra apo sasia e dokumenteve dhe dosjeve hetimore të vjedhura. Kjo tregon edhe një herë se institucionet e drejtësisë në Shqipëri nuk kanë sigurinë e duhur.

Për këtë është ankuar edhe kryetari i Gjykatës së Vlorës, pasi një ditë më parë një i burgosur arriti të ikte nga salla e gjyqit e kësaj gjykate.