Kosova

Vidhet një veturë në Gjakovë me targa zvicerane

Një veturë është vjedhur natën e kaluar në Gjakovë. Policia e Kosovës njofton se është informuar nga një qytetar se vetura e tij i është vjedhur natën mes 25 dhe 26 majit.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ankuesi ka raportuar se nga persona të panjohur ju kishte vjedhur vetura e tij me targa zvicerane.

Rasti është duke u hetuar, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, dje në fshatin Nekodim të Ferizajt, një veturë është goditur nga treni në hekurudha. Siç njofton policia përmes raportit policor, një burrë duke mos i respektuar shenjat në trafik, kur ka hipur mbi binarë të hekurudhës, vetura i është ndalur dhe s’ka arritur të shkoj më tutje.

Policia gjithashtu njofton se drejtuesi dhe pasagjerët tjerë, janë larguar nga vetura megjithatë, vetura është goditur nga treni. Raportohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.