Kosova
“Vienna World Orchestra”, koncert në Prishtinë më 31 mars
Ansambli tetanëtarësh “Vienna World Orchestra” do të mbajë koncert në Prishtinë në kuadër të edicionit të 13-të të DAM Festivalit.
Orkestra, e cila në muajin shkurt pati koncert në njërën nga sallat më prestigjioze të Vjenës “Musikverein” do të sjellin materialin e tyre muzikor përpara publikut të Prishtinës në mbrëmjen e 31 marsit në amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Anëtare e këtij formacioni është edhe violonçelistja nga Kosova, Rina Kaçinari, e cila prej shumë vitesh jeton dhe vepron në Vjenë. Anëtarët e tjerë të orkestrës janë nga Austria, Irani, Kuba dhe Turqia.
“Vienna World Orchestra”, duke pasur në përbërjen e saj anëtarë nga vende të ndryshme, një pjesë e të cilëve kanë kaluar nëpër rrugën e migrimit, arrin të përçojë frekuenca të tilla duke i mundësuar publikut të zbulojë humanitetin e tyre të përbashkët. Koncerti është mbështetur edhe nga Ambasada Austriake në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?