Tematike

Vijon të zvogëlohet numri i emigrantëve në Zvicër

Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracion në Zvicër, në pesë muajt e parë të vitit kanë ardhur 21.689 persona - 3.5 përqind më pak sesa në të njëjtën kohë të 2017.

Partia e ekstremit të djathtë zviceran SVP është kritikuar për iniciativën ku grumbulloi rreth 125 mijë nënshkrime për reduktimin e numrit të emigrantëve, pasi vendi helvet po shënon rekorde në pranimin e ulët të tyre, shkruan blick.ch.

Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracion në Zvicër, në pesë muajt e parë të vitit kanë ardhur 21.689 persona – 3.5 përqind më pak sesa në të njëjtën kohë të 2017.

Më shumë të huaj lëshojnë Zvicrën

Është për t’u potencuar se gjatë vitit të kaluar në Zvicër kanë ardhur gjithësejt 53.221 emigrantë neto, që ishte shifra më e ulët prej vitesh. Në 2016 kjo shifër ishte 60.262 persona, në 2015 kishte 71.495 , ndërsa në 2014 dhe 2013 bile 78.902 dhe 81.084 respektivisht, përcjell albinfo.ch. Kjo tregon se numri i të huajve që vijnë në Zvicër sa vjen e zvogëlohet dhe kjo mund të ndikojë në ekonominë zvicerane në planet afatgjate.