Bota

Violina e Einsteinit, në ankand

Violina që dikur i takonte fituesit të çmimit Nobel, shkencëtarit Albert Einstein, do të shitët në një ankand të shtëpisë Bonhams në Nju-Jork. Ajo pritet të shitet mes 100 mijë dhe 150 mijë dollarë. Violina ishte krijuar në vitin 1933 nga Oscar Steger dhe i ishte dhënë Einsteinit pas ardhjes së tij në SHBA si shkollar në Universitetin Princeton. E në violinë qëndron mbishkrimi, krijuar për shkencëtarin më të madh në botë, profesorin Albert Einstein nga Oscar H Steger, shkurt 1933 Harisburg, përcjell albinfo.ch.

“Realisht Einsteini ishte një muzikant i jashtëzakonshëm. Ai filloi të performonte në violinë kur kishte 5 apo 6 vjet. Dhe, derisa mbushi 13 vjet, ai zbuloi dashurinë e tij për Mozartin. Dhe ky ishte pasioni i tij gjatë jetës. Ai madje riaranzhonte agjendën e tij që të mund të takohej me miqtë çdo të mërkurë për të mundur të performonte në violinë”, tha Jan Iling, drejtori i librave të shtypura dhe dorëshkrimeve në Bonhams.

Citohet se Einstein dikur kishte thënë se jeta pa muzikë do të ishte e paimagjinueshme për të.  Po ashtu në ankand është edhe një letër e shkruar nga vetë shkrimtari, i cili distanconte vetën nga bombat bërthamore që SHBA-ja i lëshoi në Japoni. Letra vlerësohet se mund të shitet deri në 150 mijë dollarë.