Shkurt.ch

Viti 2017, me numër rekord të orëve me diell

Vlerat e orëve me diell të regjistruara gjatë vitit që shkoi, tejkalojnë edhe ato të verës së vitit 2003, e cila në Zvicër ende konsiderohet si “Vera e shekullit”

Në Kantonin e Tiçinos gjatë vitit 2017 është shënuar një rekord i numrit të orëve me diell që kur bëhet matja dhe regjistrimi i temperaturave në këtë vend.

Siç njofton SRF Meteo, vlerat e orëve me diell të regjistruara gjatë vitit që shkoi, tejkalojnë edhe ato të verës së vitit 2003, e cila në Zvicër ende konsiderohet si “Vera e shekullit”, për shkak të vapës së madhe që e ka karakterizuar atë stinë, shkruan albinfo.ch.

Kështu, në njërin nga qytetet e Tiçinos, në Locarno gjatë vitit 2017 dielli ka ndriçuar plot 2460 orë dhe me këtë ka tejkaluar rekordin e mëhershëm për 74 minuta.

Por, në zonën veriore të Zvicrës viti 2017 nuk ka qenë i tillë. Ndryshe nga “ballkoni veror i Zvicrës” siç quhet kantoni jugor i vendit, Tiçino, në pjesën tjetër të vendit, viti 2003 vazhdon të mbajë rekordin e orëve dhe ditëve me diell.