E-Diaspora

Viza e parë amerikane për një pensionist kosovar

Mehdi Aliu është pensionisti i parë kosovar, i cili është pajisur me vizën turistike të dhënë nga Ambasada e Amerikës në Kosovë

 

Ambasada e Amerikës në Kosovës ka njoftuar se për herë të parë ia ka dhënë vizën turistike një pensionisti kosovar, raporton albinfo.ch.

Sipas ambasadës amerikane, fituesi i kësaj vize Mehdi Ali u njoftua për mënyrën e aplikimit gjatë një intervistë të konsullit për një medium.

Postimi i plotë ambasadës në Facebook:

Miq të Facebook-ut, ju njoftojmë me Mehdi Aliun. Aliu është kosovari i parë mbi moshën 60 vjeçare që aplikon për vizë turistike në ambasadën amerikane në Prishtinë.

Ai kuptoi se mund të aplikojë në Prishtinë duke e shikuar intervistën e fundit të konsullit në RTK i cili njoftoi shërbimin e ri të vizave. Aliu  ishte shumë i gëzuar që do të mund ta shmangte udhëtimin e tij në Shkup!

Aliu është i pensionuar dhe ka plan që më vizën e tij të re ta vizitojë vajzën e tij shtetase të New York-ut.