E-Diaspora

Vjedhin veturën në Belgjikë, ikin nga Austria, arrestohen në Gjermani

Ata kishin vjedhur veturën në Belgjikë, derisa ishin ndaluar në Salzburg, por kishin ikur nga policia. Më pas ata u arrestuan në Gjermani

Tre shqiptarë të moshës 20-22 vjeç janë arrestuar nga policia gjermane, shkruan “salzburg.com”.

Ata u arrestuan pas një bashkëpunimi kufitar ndërmjet oficerëve të policisë bavarez. Të tre shqiptarët u arrestuan të enjten në Berchtesgaden, pasi kishin ikur nga një kontroll i policisë në Salzburg, përcjell albinfo.ch.

Zyrtarët e policisë së Salzburgut kishin ndalur një BMW, por shoferi së bashku me pasagjerët kanë ikur me makinën e tyre drejt Gjermanisë. Ata u shpallën në kërkim dhe janë arrestuar të enjten pasdite.

Përveç një patentë shoferi të vjedhur, zyrtarët zbuluan se BMW ishte një makinë e vjedhur pak ditë më parë në Belgjikë.