Sport

Vjen goli i parë i Sadikut me Luganon

Armando Sadiku ka shënuar golin e tretë për Luganon në fitoren 3:0 ndaj Grasshopers. Për sulmuesi kuqezi kjo ishte ndeshja e dytë me Luganon, pas huazimit nga Zurich

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku nuk ka vonuar shumë për të gjetur golin e tij të parë me skuadrën e Luganos, shkruan albinfo.ch.

Sulmuesi kuqezi ishte protagonist i fitores të skuadrës së tij me rezultatin 3:0 përballë Grasshopers.

Pas humbjes së thellë të ndeshjes kundër Baselit, ishin vënë në diskutim si aftësitë e Paulo Tramezzanit si trajner, ashtu edhe të sulmuesit të përfaqësueses shqiptare. Por, në ndeshjen e së shtunës, ai u bë menjëherë protagonist duke shënuar golin e tretë për ekipin e tij dhe duke ndihmuar Luganon t’i largohet fundit të tabelës.

Kështu në ndeshjen e dytë, Sadiku shënoi golin e parë me Luganon, në skuadrën që u kthye pas disa vjetësh.

Ndërkohë, Baseli i Taulant Xhakës, nuk ka të ndalur dhe këtë xhiro si mysafirë mundi Thunin 2:0. Xhaka ishte titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë në këtë ndeshje.