Shqipëria

Vlahutin: Kemi marrë shumë ankesa për teatrin

Çështja e Teatrit Kombëtar në Shqipëri ende po mbetet temë sfiduese.

Thirrjes së Lulzim Bashës që ambasadorët të flasin për Teatrin Kombëtar i është përgjigjur shefja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Ajo ka thënë se kishte marrë letra dhe kërkesa në lidhje me këtë çështje.

“Jemi duke bërë një analizë të bazës ligjore. Përgjigjja jonë do të vijë pas një analize të thellë lidhur me çështjen e teatrit. Të diskutohet me qytetarët”, ka deklaruar Vlahutin gjatë një takimi që ka pasur në qytetin e Fierit.

Megjithatë, ajo i ka këshilluar politikanët që të dëgjojnë zërin e qytetarëve.