Lajme

VMRO DPMNE i shpallë luftë Sorosi-it

Në një një komunikatë për shtyp, VMRO-DPMNE e cilëson Soros-in si armikun më të madh të gazetarisë së pavarur

Partia që ka fituar më së shumti ulëse në Kuvendin e Maqedonisë, VMRO DPMNE ka akuzuar disa media në këtë shtet, që janë financuar nga Soros, e të cilat ia mbajnë anën opozitës. Partia e mandatarit për qeverinë e re, Nikolla Gruevski, me akuza të rënda i shpalli luftë medieve të financuara nga jashtë.

Në një komunikatë për shtyp, VMRO-DPMNE e cilëson Soros-in si armikun më të madh të gazetarisë së pavarur, pasi përmes dhënies së grandeve në mënyrë sistematike i korrupton gazetarët dhe mediet, duke i bërë, siç thonë, “robotë gjysmë të vlefshëm”.

Partia e Gruevskit konsideron se në Maqedoni, Sorosi i vjen në ndihmë LSDM-së dhe nëpërmjet një revolucioni të paguar, kanë dëmtuar vendin me qindra mijëra euro, kanë lënduar 50 gazetarë, kanë dëmtuar institucione dhe përmendore.

Me ton kërcënues, komunikata e VMRO-së mbyllet me fjalët “Procesi i desorosoizimit fillon”.

Të pyetur për të sqaruar kuptimin e kësaj, nga VMRO-DPMNE nuk dhanë shumë sqarime. Ata përsëritën këto qëndrime duke mos treguar as në çfarë mënyre planifikojnë ta ndërpresin këtë, shkruan AlsatM.

“Duam ta lirojmë vendin tonë nga kthetrat dhe nga disa mendime të imponuara nga jashtë që kanë për qëllim të vetëm ta shkatërrojnë vendin tonë…Këto OJQ nuk janë OJQ, por janë të paguar nga shërbimet e huaja që kanë për qëllim ta tensionojnë vendin tonë”, deklaroi Kërsto Jovanovski nga VMRO-DPMNE.