Fun

“Volkswagen”, numër një në botë për shitjen e automjeteve

Prodhuesi japonez "Toyota" njoftoi se gjatë vitit 2016 ka shitur 10.17 milionë vetura, që janë më pak se "Volkswagen" (VW) që ka shitur 10.31 milionë.

“General Motors” (GM) të dhënat nga shitja e tyre do t’i njoftojë gjatë javës së ardhshme.

Nëse konfirmohet, vendi i parë do të jetë një arritje e madhe për “Volkswagen”, reputacioni i të cilit ka rënë pas skandalit me testet për ndotjen në ambient, shkruan albinfo.ch.

“Toyota” ishte katër vjet e para në bazë të shitjeve, e cila ka rënë vetëm në vitin 2011 si rezultat i tërmeteve Tsunami në Japoni.

“GM” ishte udhëheqës i shitjeve për më shumë se shtatëmbëdhjetë vjet, deri në vitin 2008, kur “Toyota” ka tejkaluar për herë të parë, para së gjithash në tregun e SHBA-së.

Shitjet e “Toyota” ishin më mirë në krahasim me vitin e kaluar se sa në vitin 2015 me 0.2 për qind, e cila nuk ishte e mjaftueshme për të kapërcyer “VW”, shitjet e të cilit u rriten me 3.8 për qind.