Autotech

Volvo V40 rivalizon gjermanët

V40 i ri do të jetë më i gjerë se modeli XC40, ndërsa do të ketë motorë me tre dhe katër cilindra

Volvo do të ndjekë hapat e linjës së suksesshme XC SUV me një model krejtësisht të ri V40 për të rivalizuar modelet e njohura gjermane Volkswagen Golf, Audi A3 dhe BMW 1 Series.

V40 i ri do të jetë më i gjerë se modeli XC40, ndërsa do të ketë motorë me tre dhe katër cilindra, ndërsa kompania nuk ka bërë të ditur detajet e tjera për modelin e ri.

Kjo linjë po ashtu do të ketë versionet hibride dhe krejtësisht elektrike, transmeton Albinfo.ch.

Modeli krejtësisht elektrik pritet të vijë në pjesën e dytë të vitit 2019.