E-Diaspora
Vonesa në procesin e “gjakmarrjes”
Ishte pritur që vendimi për rastin “gjakmarrja” të shpallej të premten, por tash kjo është shtyrë. Arsyeja është për shkak të sëmundjes së avokatit të të pandehurit
Gjykata e Verden ka shtyrë procesin e gjykimit të vrasjes kundër një 23 vjeçari shqiptar. Në fakt ishte pritur që vendimi për rastin “gjakmarrja” të shpallej të premten, por tash kjo është shtyrë, shkruan media gjermane “NDR”.
Arsyeja është për shkak të sëmundjes së avokatit të të pandehurit. Përkundër kësaj Prokuroria pritet ta japë qëndrimin e saj, ndërsa Gjykata me gjasë do ta shpallë vendimin në 28 mars, informon albinfo.ch.
Rezymeja e ngjarjes
Viktima, mësohet se kohë më parë kishte punuar si roje në një diskotekë dhe kishte rrahur fatalisht një të ri, për të cilin u dënua edhe me 1 vit burg. Kjo ngjarje, sipas mediave gjermane ka ndodhur në Shqipëri, ku punonte edhe viktima. Ai pati rrahur një të ri, i cili më pas gjeti vdekjen. Pasi u lirua nga burgu, shqiptari emigroi me gjithë familjen në Gjermani, ku arriti të merrte edhe statusin e azilantit, pasi në Shqiperi i rrezikohej jeta. Për këtë policia gjermane po heton në pistën e hakmarrjes. Dyshimet janë se autoret te jenë porositur nga Shqipëria. Ndërkohë, vajza e tij e mitur ishte prezente kur ju vra babai. Vrasja kishte ndodhur në kohën kur oborri i shkollës ishte plot nxënës të cilët kanë parë ngjarjen.
Vrasja e shqiptarit për hakmarrje u krye në 9 janar 2017 para një shkolle në Visselhövede.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën “Tokat janë thelbësore për jetën: ato sigurojnë prodhimin e ushqimit, filtrojnë ujin dhe strehojnë një...
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga