Maqedonia
Votë mosbesimi ndaj qeverisë greke pas vendimit për emrin e Maqedonisë
Qeveria greke e krahut të majtë është përballur me votë mosbesimi dhe protesta më 16 qershor, për shkak të marrëveshjes me Maqedoninë, që zgjidhë çështjen e emrit.
Kryeministri grek Alexis Tsipras pritet të shqyrtojë votimin, që zë vend një ditë para takimit të dy ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, për nënshkrimin e marrëveshjes së emrit, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Marrëveshja për ndryshim të emrit të fqinjit verior grek, me emërimin Republika Veriore e Maqedonisë, është mbështetur nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, SHBA-të dhe NATO.
Por, kjo marrëveshje është përballur edhe me kundërshtime të ashpra nga të dyja vendet.
Partia më e madhe opozitare greke ka quajtur këtë marrëveshje “kapitullim” dhe ka bërë thirrje për votë mosbesimi në Parlament, ndërkaq presidenti nacionalist maqedonas George Ivanov, ka bërë veto ndaj marrëveshjes nëse ratifikohet në Parlamentin e Maqedonisë.
E-Diaspora
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër Kushdo që merr këtë letër dhe nuk e identifikon si mashtrim, sigurisht që do të ketë...
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Zvicër
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër Kushdo që merr këtë letër dhe nuk e identifikon si mashtrim, sigurisht që do të ketë...
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit