Uncategorized
Voton kryeministri Haradinaj dhe liderët tjerë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten e tij Anita Haradinaj, kanë votuar në shkollën e mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Haradinaj ftoi të gjithë qytetarët të dalin të votojnë dhe të mos i neglizhojnë këto zgjedhje, përcjell albinfo.ch.
“Mendoj se raundi i dytë i votimit është një moment po ashtu i rëndësishëm sa raundi parë. I ftoj qytetarët e vendit, gjitha komunave ku janë në balotazh në raund të dytë që të votojnë dhe me këtë vendim të tyre jetojnë katër vjet. Pra, rëndësia është jashtëzakonisht e madhe dhe dalja është shumë e rëndësishme”, tha Haradinaj.
Gjithashtu edhe kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Ahmeti ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin në një numër sa më të madh në “një ditë të bukur për demokracinë”.
Gjithashtu ka votuar edhe Albin Kurti, si dhe shumë kandidatë për kryetarë të komunave.
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike