Shkurt.ch

Vrasja në Wil: Lirohet i biri i vrasësit të dyshuar

Prokurori publik ka paralajmëruar masat e nevojshme të paraburgimit të mëtutjeshëm për shtetasin 46-vjeçar nga Maqedonia. Përpos kësaj, thika e autorit është konfiskuar

Pasditen e së premtes, një shtetase 44-vjeçare nga Maqedonia ka qenë viktimë e një vrasje. Sipas një komunikate të Policisë Kantonale të St. Gallenit, ajo nuk iu ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga therja me thikë. Bashkëshorti i saj gjendet në paraburgim, ndërsa i biri i tij, fillimisht i arrestuar edhe ai, ndërkohë është liruar.

Prokurori publik ka paralajmëruar masat e nevojshme të paraburgimit të mëtutjeshëm për shtetasin 46-vjeçar nga Maqedonia, ka njoftuar policia, përcjell Albinfo.ch. Përpos kësaj, thika e autorit është konfiskuar, ndërsa i biri i tij është liruar nga paraburgimi.

Për shkak të hetimeve të mëtutjeshme, policia nuk ka dhënë hollësi të tjera, ndërsa Prokuroria do të japë informata për rezultatet e hetimit në kohën e duhur.