E-Diaspora

Vrasja që shkaktoi shqiptari, erdhi pas grindjes për kamerieren

Dalin detaje të reja rreth ngjarjes shokuese kur një shqiptar mbyti me thikë një polak dhe plagosi rëndë një tjetër.

Sipas portalit austriak oe24.at, therja me thikë erdhi pas grindjes së shqiptarit me dy polakët për një kameriere të bukur e cila punonte në lokalin “Queens Bar” në Vjenë të Austrisë. Pas plagëve të rënda, Martini 34 vjeçar nga Polonia mbeti i vdekur, ndërsa shoku i tij u dërgua për në spital, përcjell “albinfo.ch”.

Sipas mediave austriake, shqiptari që shkaktoi këtë vrasje ende nuk është arrestuar, ndonëse sipas provave të policisë identiteti i 34 vjeçarit është bërë i ditur.

Siç njoftohet deri më tash, i dyshuari për këtë vrasje mund të këtë lëshuar Austrinë. Po ashtu për atë është lëshuar edhe një urdhër arrest ndërkombëtar.