Lajme

Vrasje në Ksamil, dyshohet për hakmarrje

Viktima është babai i Dhimitër Çikos, i cili ndodhet në burg, i akuzuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit, vrasje e ndodhur rreth një vit më parë në fshatin Shëndëlli

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së dielës në Ksamil të Sarandës, ku është vrarë një 50-vjeçar.

Sipas “Top-Channel”, Policia po e heton vrasjen e Vangjel Çikos si rast hakmarrje, pasi kjo është vetëm pjesë e një zinxhiri vrasjesh të ndodhura gjatë dy viteve të fundit.

Viktima është babai i Dhimitër Çikos, i cili ndodhet në burg, i akuzuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit, vrasje e ndodhur rreth një vit më parë në fshatin Shëndëlli. Vrasja e Aleksardër Bardhit ndodhi vetëm pak kohë pas vrasjes së të vëllait, Petrit Bardhi, ish-administrator i Kaçinarit në Mirditë. Autori i dyshuar i vrasjes së Petrit Bardhit, Albi Xhezairi është shpallur në kërkim.

Ndërkohë që zinxhiri i vrasjeve ka vazhduar edhe në dhjetor të vitit 2016, ku në Ksamil është ekzekutuar i ati i Albi Xhezairit, Agron Xhezairi.