Kosova

Vret gruan e më pas edhe veten

Një i moshuar ka vrarë gruan dhe më pas veten sot rreth orës 12:00 në rrugën “Fitim Duraku” në Prishtinë.

Sipas një njoftimi nga policia, në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e burrit H.C., 73-vjeçar. Gruaja, Z.C. 66-vjeçare, ka ndërruar jetë më pas, pasi që s’kishte arritur t’u mbijetonte plagëve. Vdekja e saj u konstatua nga ekipi mjekësor në QKUK, shkruan koha.net.

Hetimet e para kanë ngritur versionin se fillimisht është plagosur viktima Z.C. nga H.C. dhe më pas ky i fundit dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armën e zjarrit që është gjetur në afërsi të tij, përcjell albinfo.ch.

Policia ka thënë se po merret intensivisht në sqarimin e të gjitha rrethanave lidhur me rastin.