Bota

Vriten 11 anëtarë të një familje, disa ishin të varur në litar

11 anëtarë të një familjeje u gjetën të vdekur në kryeqytetin e Indisë, shumica e tyre të varur nga tavani i shtëpisë së tyre, me sy dhe duar të lidhura pas shpinës, në një pjesë të qytetit që ishte skenë e një beteje mes bandave vetëm dy javë më parë.

Viktimat përfshijnë katër burra dhe shtatë gra, dhe fëmijët e tyre adoleshentë.

Një fqinj i tyre i gjeti ata në orët e hershme të së dielës. Një nga trupat u gjet i shtrirë në dysheme dhe të tjerët u gjetën të varur, përcjell albinfo.ch.

Më 18 qershor, tre persona u vranë dhe pesë u plagosën kur anëtarët e bandave rivale gjuajtën njëri-tjetrin me armë në tregun kryesor Burari. Policia tha se dy bandat janë të kryesuara nga meshkujt, armiqësia e të cilëve daton qysh nga viti 2013.