Shqipëria

Vriten dy persona në Vlorë

Pas një mosmarrëveshje ndërmjet tyre, dy persona kanë mbetur të vdekur në një lokal në fshatin Gjorm të Vlorës.

Ngjarja, sipas një dëshmitari ka ndodhur sonte në mbrëmje, pasi dy personat janë konfliktuar për motive që ende mbeten për t’u sqaruar, shkruajnë mediat shqiptare.

Gjithnjë sipas tyre, viktimat janë Artjol Shenaj, 31 vjeç dhe Mariglen Memaj, 35 vjeç, përcjell albinfo.ch.

Sipas hetimeve të para, të dy viktimat kanë qenë të armatosur me armë zjarri në kohën që kanë nisur debatin mes tyre, megjithatë policia nuk ka dhënë një variant zyrtar.

Të dy personat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dhe trupat janë nisur drejt morgut.