Shqipëria

Vriten mizorisht nëna dhe djali, autorët i vënë flakë banesës

Dy persona kanë humbur jetën në Vlorë, në lagjen “1 Maji”, ku policia shqiptare ka gjetur trupat e pajetë të 73-vjeçares Salkie Hoxhallari dhe djalit të saj 43-vjeçar, Olsi Hoxhallari.

Banesa e tyre u gjet tërësisht e djegur, gjë që bëri të dyshohej se trupat e tyre ishin djegur nga një incident, raportojnë mediat shqiptare.

Por, pas ekspertizës, në trupat e viktimave janë gjetur shenja dhune, përcjell albinfo.ch.

Ekspertët mjeko-ligjorë evidentuan të çara dhe dëmtime të mëdha në kokën e 43-vjeçarit dhe shenja çarjeje në fytin e të moshuarës.

Policia dyshon se djegia e trupave ka qenë e qëllimshme, pasi ata janë vrarë nga agresori.

Deri më tani janë shoqëruar disa nga familjarët, të cilët po merren në pyetje, ndërsa policia po punon për gjetjen e autorëve të vrasjes.