Bota

Vriten tre ushtar të NATO-s në Afganistan

Tre ushtarë të NATO-s janë vrarë nga një sulm vetvrasës.

Tre ushtar amerikan të NATO-s janë vrarë në Afganistan. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ushtria Amerikane, shkruajnë mediat amerikane përcejll Albinfo.ch. 

Tre ushtarët janë vrarë nga një sulm vetëvrasës në lindje të Afganistanit.

Po ashtu është raportuar se Një ushtar amerikan dhe dy ushtarë afganë janë plagosur në sulmin e së dielës.

Grupi talebanë ka marrë përgjegjësinë për sulmin. 

Wahida Shahkar, zëdhënëse e provincës Parwan, tha se sulmi ndodhi afër qytetit Charakar.

NATO ka përmbyllur misionin në Afganistan më 2014, por disa trupa ende ofrojnë mbështetje dhe trajnime për ushtarët afganë.