Bota

Vritet një polic dhe sulmuesi: ISIS merr përgjegjësinë

Ndërkohë ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ende nuk është e qartë nëse sulmuesi ka qenë i vetëm apo bashkë me të ka qenë edhe një person tjetër

Në avenynë Champs Elysees të Parisit sonte rreth orës 21 në një këmbim armësh është vrarë një polic dhe një sulmues. Siç bëhet e ditur në një njoftim të Ministrisë së Brendshme të Francës është plagosur edhe një polic tjetër. Fillimisht është folur për dy policë të vrarë por ndërkohë autoritetet kanë konfirmuar se i vrarë është vetëm një polic.

Ndërkohë ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Tash për tash ende nuk është e qartë nëse sulmuesi ka qenë i vetëm apo bashkë me të ka qenë edhe një person tjetër. Policia ka apeluar  te popullata që ta shmangin daljen në zonën ku ka ndodhur sulmi.

Edhe më tutje mungojnë informacione në lidhje me prapavijën e sulmit, nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist ose jo.

Për shkak të zgjedhjeve presidenciale që mbahen këtë të diele, forcat e sigurisë në gjithë Francën janë në gjendje gatishmërie.

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/vritet-nje-polic-dhe-sulmuesi-isis-merr-pergjegjesine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.