Bota

Vritet sulmuesi terrorist në Aeroportin e Parisit

Ai ka tentuar t`ia shkëpusë armën nga duart një ushtareje që patrullonte aty, bën të ditur për mediat Ministri francez i Mbrojtjes Le Drian

Në aeroportin “Orly” të Parisit është qëlluar sot për vdekje një person i dyshuar si terrorist islamik. Ai ka tentuar t`ia shkëpusë armën nga duart një ushtareje që patrullonte aty, bën të ditur për mediat Ministri francez i Mbrojtjes Le Drian, shkruajnë mediat botërore. Pasi që nuk ia doli ta merrte armën, personi në fjalë ka ikur në një ndërtesë tjetër brenda arealit të aeroportit, ku është qëlluar dhe vrarë nga forcat e sigurisë.

Si pasojë e këtij incidenti, trafiku ajror nga ky aeroport është dashur të bllokohej përkohësisht.

Sipas ministrit të brendshëm të Francës, Le Roux, i njëjti person i cilësuar si islamist para se të ndodhte sulmi në aeroport gjatë një kontrollimi rutinor nga policët kishte sulmuar dhe lënduar një polic.