Sport

Vukshinaj dhe Shala fitojnë meçet kryesore

Këto duele janë zhvilluar në këtë kohë, pikërisht për shkak të ardhjes së mërgimtarëve në vendlindjen e tyre

Në mbrëmjen e boksit në palestrën ‘Karagaçi’ të Pejës ishin mbledhur 2500 shikues, ku u zhvillua një mbrëmje e mirë boksi, derisa duelet kryesore ishin Vukshinaj vs. Masamba dhe Shala vs. Chiotcha.

Faton Vukshinaj e kishte një kundërshtar mjaft të papërshtatshëm, por arriti që ta nokautoj në raundin e dytë, megjithatë Masamba e vazhdoi luftën, madje ishte i rrezikshëm në çdo sekondë.

Vukshinaj e rrëzoi kundërshtarin edhe tri hera tjera dhe më në fund në raudin e gjashtë doli fitues. Kjo ishte fitorja e katërt për Vukshinaj i cili e synon majën e botës në kategorinë e mesme 72 kg, raporton “AlbanianBoxing.com”.

Në duelin kryesor të mbrëmjes luftuan Shala vs. Chiotcha, ky ishte një duel i përcaktuar për tetë raunde dhe shkoi në kohën e plotë. Shpëtim Shala e kishte përballë një kundërshtar të papërshtatshëm, përcjell albinfo.ch.

Ky duel kishte momente kritike si nga ana e Chiotcha, ashtu edhe nga ana e boksierit vendas Shala, gjë që nuk u prit mirë nga shikuesit e pranishëm, të cilët kishin dëshirë ta shohin boksierin e tyre duke shkëlqyer.

Shpëtim Shala fitoi me pikë, derisa boksieri kundërshtar u tregua jokorrekt në disa raste.

Kjo ishte fitorja numër 22 e pejanit Shpëtim Shala, i cili që nga viti 2010 ka boksuar disa herë në vendlindjen e tij në Pejë.