Sport

Vullnet Basha do të fitojë kundër klubit që e ka formuar

I sapo ardhur në këtë verë në Neuchâtel, Vullneti nga Lozana është imponuar si shef ekipi. Të shtunën, ai do të luajë kundër ekipit me të cilin ka bërë hapat e parë në futboll.

“Për herë të parë do të luaj në Pontaise kundër ekipit tim të zemrës. Përveç të ardhurve të rinj, unë i njoh të gjithë atje.”, thot ai. Larg sentimentalizmit, Basha do të shfaqet në stadiumin olimpik me një dëshirë të vetme: të fitojë garën! “Pas lojës sonë të fundit të pasuksesshme në Sion, ne duhet të reagojmë patjetër .”

I mirëpritur nga miqtë dhe familja e tij, shumica prej tyre janë duke u përpjekur për të gjetur bileta për këtë ndeshje, tregon ai. Mesfushori po pret të përballet me miqtë e tij William Katz dhe Alexandre Pasche. Përmes thirrjeve telefonike, lufta e nervave tashmë duket që ka filluar.

“Unë e kisha Williamin në telefon të mërkurën. I këshillova që të jetë i përgatitur mirë! Ai më kërkoi të shkëmbejmë maicat pas ndeshjes, refuzova në mënyrë që ta shqetësojë atë. Edhe pse e di që do të pranoj, sidomos pasi që në përgjithësi jam në qejf pas një fitore!”, pohon Vullneti duke qeshur.

Ndërsa mbesin edhe dy ndeshje para pushimeve të dimrit dhe duke pasur parasysh situatën shqetësuese të Neuchâtelit që nga rifillimi i klubit me Bulat Chagaev, Vullnet Basha premton të përqendrohet ekskluzivisht në terren deri në ardhjen e Baselit, të dielën me 11 dhjetor; “Sigurisht që jemi pak të shqetësuar për të ardhmen. Asgjë nuk është e qëndrueshme, ju kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë. Duhet të besojmë udhëheqësit. Unë do të tërheq një bilanc gjatë pushimit, do të jetë mjaft shpejt!”, thotë Vullneti.