Opinione

Vullneti i diasporës po injorohet ndërsa xhepi i saj, jo!

Vullneti i mërgimtarëve po injorohet totalisht. Përderisa xhepi ynë nuk injorohet (pasi që dihet se 30% e buxhetit të Kosovës mbushet brenda 3 muajve të verës...

Diaspora, edhe në këto zgjedhje parlamentare (si zakonisht) do të anashkalohet. Realisht, vullneti i mërgimtarëve po injorohet totalisht. Përderisa xhepi ynë nuk injorohet (pasi që dihet se 30% e buxhetit të Kosovës mbushet brenda 3 muajve të verës, apo rreth 700 milionë €uro në vit).

A kanë mundur të bëjnë më shumë vendimmarrësit politikë e institucionalë në Kosovë që të na mundësojmë votimin? Po. Kanë mundur. Edhepse dihet se zgjedhjet e parakohshme i detyrojnë Komisionet Zgjedhore të marrin vendime e veprime të përshpejtuara. Por, pasi që deri tash në 22 shtete në botë kam qenë i involvuar në fushata parazgjedhore ose monitorim të zgjedhjeve, e di fare mirë se kanë mundur të bëjnë më shumë.

  1. Kanë pasur mundësi të bashkëpunojnë me IOM (Organizata Botërore për Migrim). Kështu psh ka votuar në Suedi diaspora nga Iraku këtu.
  2. Ditën e zgjedhjeve ose një javë përpara, hapjen e dyerve të ambasadave, konsullatave e qendrave të kulturës qe sponsorizohen nga qeveria e Kosovës.
  3. Shfrytëzimin e regjistrit të Ministrisë së Diasporës ku figurojnë rreth 400 000 persona me prejardhje nga Kosova.
  4. KQZ duhet ta kishte një kanal të drejtpërdrejtë të komunikimit me diasporën. Konkretisht një E-mail adresë, një numër telefoni, një personel që enkas vlen vetëm për diasporën. Pse nuk e kanë bërë këtë?
  5. Posta në Kosovë nuk funksionon si duhet. Çdokush e di se 2-3 muaj një letër vonohet nga Evropa Perëndimore ne Kosovë. E votimi me postë është qasje jo serioze.

Përfundimisht, kanë mundur të mësojnë nga eksperiencat e vendeve të tjera me diaspora të mëdha p.sh. Kroacia etj. Por, ndoshta Prishtinës zyrtare i ka penguar e ju i pengon truri i diasporës?

– A do të mësojnë vendimmarrësit në Prishtinë nga gabimet/mangësitë e veta tash e t`i përmirësojnë ato deri në tetor/nëntor kur planifikohet të mbahen zgjedhjet lokale/komunale? – Ta shohim. Por, po dyshoj. Shpresoj se e kam gabim. Por, për ndryshime pozitive kurrë nuk është vonë.

  • Ky është një opinion i autorit dhe jo patjetër pasqyron qëndrimin e redaksisë

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/vullneti-i-diaspores-po-injorohet-ndersa-xhepi-i-saj-jo/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.