Kosova

VV-ja i dorëzon Haradinajt peticionin e qytetarëve

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e Kuvendit ia kanë dërguar tek vendi i kryeministrit Ramush Haradinajt peticionin me 205 mijë nënshkrimet e qytetarëve, të cilët janë shprehur kundër demarkacionit me Malin e Zi.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se kryeministri po del jashtë asaj që ka bërë thirrje deri tash.

“Këtu t’i kemi sjellë në kuvend zërat e 205 mijë qytetarëve, nënshkrimet e të cilëve i ka mbledhur bashkë me ne, të cilët me zë të qartë kanë bërë thirrje të rrëzohet ky demarkacion. Edhe vetë ke bërë përpjekje fizike për t’i sjellë në kuvend. E kemi një lutje dhe një kërkesë: Mos ua kthe shpinën qytetarëve”, ka thënë Konjufca, përcjell albinfo.ch.