Zhvillim

VV po lufton për “çkapjen”e pushtetit

Gjatë debatit me bashkatdhetarë në Cyrih, Sami Kurteshi dhe Elvis Hoxha treguan pse janë kundër marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe kundër marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

 

Sami Kurteshi, ish-avokati i popullit të Kosovës, i cili i ishte bashkëngjitur Vetëvendosjes në nëntor të vitit të kaluar së bashku me Elvis Hoxhen, anëtar të kryesisë nga kjo Lëvizje dhe njëherësh studiues i filozofisë nga Tirana në një debat me bashkatdhetarë në Cyrih, që ka zgjatur rreth dy orë, kanë treguar se pse janë kundër marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe kundër marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Debatin e nisi ish-avokati i popullit Sami Kurteshi duke shprehur kënaqësinë se gjendet në Cyrih, në qytetin që ai e quajti stacioni i parë i aktivitetit të tij politik në Zvicër, kur kishte migruar në vitin 1982.

Kurteshi ka treguar më pas për angazhimin e tij politik në organizatat e ndryshme, si zvicerane po edhe të mërgimtarëve, ndërsa ka thënë të ketë përjetuar tri gjenerata të ndryshme politike.

Pas këtyre tri periudhave të ndryshme kohore që i përmend anëtari i Vetëvendosjes, ai thotë se çëshja në Kosovë mbetet e njëjtë: “Ne po luftojmë për mbrojtjen e Republikës së Kosovës si shtet demokratik, liberal me të gjitha drejtat që mund t`i ketë një shtet”, tha aktivisti më i ri i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.

Ai thotë të jetë bërë pjesë e kësaj lëvizjeje në një moment kur nevojitet aksion: “Në një moment që është realitivisht i rëndësishëm për Kosovën. Ne jemi duke u marrë me dy çështje shumë të rëndësishme për vendin: çështjen e “Zajednicës” dhe atë të demarkacionit.

Kurteshi: Jemi ballafaquar me rrezikun e zhbërjes së shtetësisë

“Kosova ka edhe probleme edhe më të mëdha, siç është papunësia dhe varfëria, që është më e madhja në Evropë. Ne jemi njerëzit që nuk lëvizim ende të lirë në Evropë”, thekson Kurteshi. Por, ka shtuar ai, “Zajednica” dhe demarkacioni janë çësjtje akute.

Më pas ka folur edhe për rolin që ka organizata politike Vetëvendsje në opozitën e bashkuar në Kosovë.

“Vetëvendosja është pjesë e këtij ballafaqimi dhe është strumbullari i opozitës, si në aspektin kualitativ ashtu edhe në atë kuantitativ. Ështe pjesë e një opozite që është pakicë, kunder një pozite që është shumicë, për mbrotjen e Republikës si formë e organizimit shtetëror, për mbrotjen e Kosovës dhe shtetësisë së Kosovës. Jemi ballafaquar me rrezikun e zhbërjes së shtetësisë”, u thotë bashkatdhetarëve Kurteshi duke treguar se janë të vendosur që të mos e lejojnë kalimin e këtyre dy çështjeve.

Më pas ai ua rikujtoi të pranishmëve kohën kur ish-lideri I Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca kishin bërë përpjekje për t’ia marrë mikrofonin kryetarit të atëhershëm të Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe interprtimet që janë bërë për veprimin e tyre.

“Askush nuk ka biseduar për arsyen. Ishte vlerësuar si veprim rrugaqërie. Por arsyeja në fakt ishte përpjekja për të kundërshtuar mbajtjen seancës në rend dite të të cilës ishte miratimi i marrëveshjes ndërkombëtare me Serbinë për krijimin e Bashkësisë së shumicës së komunave serbe në Kosovë”, ua rikujton bashkatdhetarëve përpjekjet e Vetëvendosjes për të bllokuar miratimin e asaj marrëveshje që sipas tyre është e dëmshme për Kosovën.

Ndërkohë Kurteshi është përgjigjur në një pyetje për rolin e tij sa ishte në funksion të Avokatit të Popullit në Kosovë deri në aderimin e tij politik në Vetëvendosje.

Hoxha: “Kosova me “Zajednicën do të jetë me copëza ishujsh” 

Kurteshi më 2007 ishte kthyer nga Zvicra në Kosovë, ndërsa nga vizi 2009 ka të marrë funksionin e avokatit të popullit që e ka mbajtur për 6 vjet.

Në debat ka folur edhe Elvis Hoxha, anëtar I kryesisë së Vetëvendosjes në Kosovë, i cili ka folur për situatën aktuale në Kosovë.

“Te ne po zhbëhen format e shtetësisë dhe Vetëvendosje po punon qe të “çkap” shtetin nga pushteti”. Kjo është situata aktuale në Kosovës, tha Elvis Hoxha.

“Kosova me “Zajednicën do të jetë me copëza ishujsh edhe pse bëhet fjalë për komuna shumë të vogla në krahasim me pjesën tjetër të vendit”, arsyeton ai përpjekjet e opozitës kosovare për të kundërshtuar marrëvshjen me Serbinë.

“Vetëvendosje ekziston si organizatë për shkak se puna është keq në Kosovë. Kur gjithçka të jetë mirë, Vetëvendosje nuk do të funksionojë ose do te shkrihet ose do të tranformohet në një parti normale politike. Kur ekziston Vetëvendosja do të thotë ka një problem me kushtetutën, ligjin dhe sovranitetin e Republikës”, thotë mysafiri nga Prishtina.

I tërë debati është zhvilluar në formë interaktive: pyetje përgjigje.

Mysafirët nga Prishtina janë pyetur nga bashkatdhetarët e mbledhur në Cyrih edhe rreth asaj përse organizata e tyre poltike nuk mban më shpesh protesta dhe pse nuk përdor dhunën për të marrë pushtetin në Prishtinë pastaj se pse nuk hyjnë deputetët e Vetëvendosje në grevë urie për t’I kundërshtuar marrëshjet e kontestuara etj.

Kishte edhe pyetje të tilla se çfarë raportesh ka Vetëvendosje me ndërkombëtarët etj.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Zvicër e kishte organizua një debat të njëjtë fundjavën e kaluar edhe në Lozanë.