Kosova

VV: Qeveria fshehu raportin ku thuhej se nuk u luftua korrupsioni

Lëvizja “Vetëvendosje” vazhdon të kundërshtojë ratifikimin e demarkacionit. Deputetja Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Qeveria ka dështuar të luftojë krimin e korrupsionin, që është kusht për liberalizim të vizave, prandaj nuk është e nevojshme të ngutet me ratifikim të demarkacionit.

Kjo parti ka akuzuar Ministrinë e Integrimit Evropian se fshehu një raport të ekspertëve të BE-së që nxjerr në pah se vendi nuk ka bërë sa duhet në luftën kundër korrupsionit.