Kosova

VV: Thaçi nuk ka legjitimitet ta përfaqësojë Kosovën në dialog

Gjatë ditës së sotme është paraparë takim mes Presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë për normalizim të mardhënieve Kosovë- Serbi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka legjitimitetin për ta përfaqësuar Kosovën në bisedimet në Bruksel, kanë thënë drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja  Alublena Haxhiu, ka thënë se Thaçin përveç ish-partisë së tij, askush tjetër nuk e do për krye-negociator, aq më pak për bisedime të reja.

Haxhiu ka thënë se nuk mund të vazhdohet në një fazë të re të dialogut pa bëtë një vlerësim të deritashëm dhe pa vendosur se çfarë do të përfitojë Kosova.

“Thaçi duhet ndalur, prandaj ne si VV, së bashku me paritë tjera e me shoqërinë civile, jemi të obliguar për ta ndalur këtë të keqe që mund t’i bëhet vendit”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa, nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka thënë se janë të shqetësuar për zhvillimet që po ndodhin, pasi deri tash dialogu vetëm koncesione të dëmshme i ka sjellë vendit.