Autotech

VW investon 34 miliard euro në vetura elektrike

Siç njoftoi VW, duhet një pjesë e madhe e modeleve të grupit të vijnë si automjete elektrike ose si automjete hibride në treg

Koncerni gjerman “Volkswagen” planifikon të investojë më shumë se 34 miliardë euro në vetura elektrike në pesë vitet e ardhshme. Fokusi është në makinat elektrike, makinat autonome dhe shërbimet e reja të mobilitetit digjital.

Siç njoftoi VW, duhet një pjesë e madhe e modeleve të grupit të vijnë si automjete elektrike ose si automjete hibride në treg.

Në përgjithësi, më shumë se 70 miliard euro do të investohen në pesë vitet e ardhshme.

CEO Matthias Müller tha se janë gati për të përmbushur ndryshimin e thellë në këtë industri.