Turizëm

WEF e vlerëson të sigurt turizmin në Shqipëri

Se turizmi në Shqipëri është duke u vlerësuar dhe që është bërë i njohur për të gjithë në botë kjo më nuk ka diskutim.

Megjithë mangësitë që ka dhe premtimet e ekzekutivit për të investuar në këtë fushë, “World Economic Forum” për Konkurrueshmërinë Globale në Udhëtim e Turizëm, ka vlerësuar se Shqipëria ka përmirësuar sërish renditjen e përgjithshme me +8 vende të tjera nga sezoni i kaluar për siguri.

Ndër indikatorët e përmirësuar ndjeshëm spikat rritja me +25 vende në fushën e sigurisë, ku këtë vit Shqipëria renditet në vendin e 45-të ndër 136 ekonomitë botërore të vlerësuara në raport.