Sport

Wenger e mbron Xhakën

Arsene Wenger është shprehur se Granit Xhaka nuk është një lojtar i pistë. Madje, ai është përmirësuar shumë në repartin e mbrojtjes

Kartonët e shumtë të Granit Xhakës ka bërë që ai të merr nofkën si një lojtar shumë i ashpër. Penalltia e fundit e shkaktuar nga ai bëri që kritikët sërish të ngriten ndaj shqiptarit, shkruan albinfo.ch.

 

Megjithatë, atij i ka ndalë në ndihmë trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger. “Ai nuk është një lojtar i ‘pistë’. Jam i kënaqur me përmirësimin e tij në lojën mbrojtëse. Ai është më shumë i përqendruar në mbrojtje se që ishte përpara. Është përmirësuar shumë në këtë aspekt”, ka thënë trajneri francez.

 

Xhaka shkaktoi penallti ndaj Bournemouth, por në fund asistoi për rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje, 3:3.

 

Xhakën e ka lavdëruar edhe partneri i tij në mesfushë, francezi, Francis Coquelin.

 

“Ai është një lojtar i kompletuar. Ai është vetëm 24-vjeçar dhe ka aq shumë paraqitje për Zvicrën. Ai është ende duke u adaptuar, por është duke bërë shumë mirë.”, ka nënvizuar Coquelin.