Autotech

WhatsAppi me aplikacion për biznese

Aplikacioni i njohur për mesazhe, WhatsApp, ka lansuar një version të ri për biznese që të lidhë ata me klientët.

Shumë biznese në botë e përdorin WhatsAppin për komunikim me klientë për shkak të efikasitetit dhe të bartjes më të shpejtë të informacioneve.

Aplikacioni për biznese tani është në dispozicion për shkarkim, transmeton Albinfo.ch.

Në aplikacionin për biznese, mundësohet që një biznes të japë informacione shtesë për faqen e vet, përshkrimin e biznesit, e-mail, apo të ruajë adresën.

Ky aplikacion është lëshuar në disa vende të botës, ndërsa së shpejti do të shpërndahet në të gjitha tregjet.