Kulturë

Valton Jakupi

Regjisor/Aktor

Dokumentari  sjellë një përmbledhje të emigrimit të shqiptarëve që nga gjenerata e parë e viteve të 70-ta e deri më sot.

Në këtë film regjisori paraqet  emigrantët shqiptarë të gjeneratës së parë dhe djemtë e tyre. Filmi flet mbi marrëdhëniet e babait me të birin, për trashegiminë prej babait tek i biri, për burrërrinë që pritet të bartet në gjeneratën pasuese.

Mbi të gjitha ky film flet për integrimin e shqiptarëve të gjeneratës së parë, akomodimin e tyre këtu me familje dhe djemtë e tyre të rritur e bërë burra në një vend që ju ka ofruar gjithçka në fushën e edukimit e shkollimit, ju ka ofruar një komoditet material që i bën ata të pavarur, por që nuk ua ka plotësuar boshëllekun shpirtëror.

Premiera e dokumentarit me titull “Wer bist du” në regji dhe skenar të Valton Jakupit është shfaqur në mesditën e së dielës në kinemanë e qytetit Wil, në Cinewil, në prani të një numri të madh të artdashesve.

Pamjet filmike tregojnë që dokumentari është filmuar në disa vende të Zvicrës me shqiptarë që  flasin gjermanisht, por ka edhe disa pjesë në gjuhën shqipe.

Ndërkohë që rreth integrimit të komunitetit shqiptar në qytetin e Wilit flasin edhe zyrtarë komunalë të qytetit.

Dokumentari është një produksion i përbashkët i komunës së qytetit Wil me producent shefin e zyrës për integrim, Felx Baumgartner. Ka marrë mbështetje të përfaqësuesit të shkollave të qytetit, zyrës së kantonit St. Gallen për barazi-dhe integrim, fondacionit për kulturë Migros e të tjerë.

Filmi dokumentar u tha se është futur në planprograme mësimore për t’u shfaqur në shkollat e qytetit.

Në këtë premierë nuk ka munguar vëmendja e  institucioneve të qytetit, që nga e para e komunës, Susanne Hartman, e cila mbajti një fjalim hyrës para shfaqjës së filmit, zyra e integrimit dhe përfaqësuesit e shkollës së qytetit.

Në këtë shfaqje shikuesit  ballafaqohen me një dokumentar që sjellë përreth 70 minuta potrete të katër familjeve shqiptare të paraqitura si shembuj të integrimit të suksesshëm.

Përderisa për integrimin si nocion, regjisori hapësirë të konsiderueshme i ka kushtuar edhe mendimit të klerikëve fetarë; imamit Bekim Alimi dhe priftin Don Albert Domi.

Deri këtu shikuesi i kësaj premiere „shërbehet“ me një storie simpatike të integrimit të babait që e ka përcjellë të njejtën disiplinë pune e mirënjohje ndaj shtetit mikpritës edhe tek i biri. Më pas në dokumentar shfaqet pjesa tjetër e filmit që shtjellon marrëdhëniet në mes të babait dhe të birit. Një pjesë që portretizon anën burrërore në një familje, përderisa femra shqiptare mungon dhe nuk trajtohet si pjesë e integrimit.

Dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht, pasi që regjisori ka në plan pjesën e dytë të kësaj storie, marrëdhëniet mes të nënës dhe të bijës. Më shkurt, nëse titulli i pjesës së parë thërret: Cili je ti- ore burrë, pjesa e dytë do të thërras: cila je ti-oj grua.

Kështu së paku e shpjegon mungesën e gruas shqiptare në këtë film, regjisori dhe skenaristi, Valton Jakupi, i cili thotë se ka pasur gjithnjë dëshirë të japë një pasqyrë ndryshe për shqiptarët dhe jo siç shkruajnë shpesh mediet zvicerane, si kriminelë, të papunë e punëtorë fizik.

Mirëpo në një pjesë të shkurtër të këtij dokumentari, regjisori sjellë një skenë si realitet i të rinjve shqiptarë garat me makina BMW mes dy të rinjëve shqiptarë që thirren si „hej Shipi“. Kjo, me gjithë faktin se gara me makinë apo „rasen“ siç njihet në Zvicër është një realitet që prek botën mashkullore dhe jo një komunitet apo popull, shprehet një sociolog i pranishëm, që nuk dëshiron t‘i përmendet emri.

Vlerësuar nga pjesëmarrësit e kësaj premiere, mendimet për këtë dokumentar ndahen në pro dhe kontra.

Ja se si e ka parë filmin presidenti i shoqatës Zvicër-Shqipëri, Rolf Alther. „Sikur të mos kisha pasur paragjykime për shqiptarët, tani pasi pashë këtë film do të kisha“, shprehet ai për albinfo.ch  i zhgënjyer për filmin që paraqet vetëm pjesën mashkullore të shqiptarëve, pra mungon barazia gjinore, mungon gruaja shqiptare.

I zgjedhuri politik i komunës Wil, Arber Bullakaj, mendon se filmi është i mirë, mirëpo paraqitja e anës burrërore pa përfshirë femrën si pjesë e shoqërisë lë shumë pyetje të hapura.

Krejt ndryshe filmin e ka kuptuar udhëheqësja e Femmes Tisch, Ellen Glatzl. Ajo e vlerëson atë si një dokumentar të mirë, pavarësisht faktit që në këto xhirime flitet vetëm për anën burrërore, ajo thotë; „Dokumentari ka pasur nëntitullin „Babai dhe djali“ që do të thotë se flitet për bartjen e trashëgimisë në familje. „Unë di përmes një fqiu tim shqiptar se sa e rëndësishme është të kesh djalin trashëgimtar në familje. Ai ka lënë gruan gjashtë herë shtatzënë deri sa i ka lindir një djalë“, tregon ai.

Producenti Felix Baumgartner,  thotë që është e vetëkuptueshme se pjesa e dytë ku trajtohen marrëdhëniet mes të ëmës dhe të bijës do të pasojë, përkatësisht pjesa femërore e cila për mua nuk është më me pak vlerë por që tani kemi qenë të koncentruar në këtë pjesë.

3_0

 

Bekim Dalipi

 Biografi e shkurt

  • Emri, MbiemriValton Jakupi
  • Vendi ku vepron:Cyrih-Zvicër
  • Profesioni:Regjisor/Aktor

  WHO’S WHO të tjera