Shoqata

Dialogplus 

Media

Në Cyrih te shtunën u bë përurimi zyrtar i mediumit të ri shqiptar në Zvicër, Dialogplus. Në këtë mbrëmje, të ftuar ishin miq të këtij mediumi të ri ndërsa atyre me një fjalim iu drejtua njëri nga udhëheqësit e Dialogplus.
„Ideja e Dialogplus është të reflektojë realitetin e Diasporës shqiptare. Për dallim nga mediet autoktone këtu në Zvicër, Dialogplus tematizon problemet me të cilat përballet diaspora shqiptare. Dialogplus synon dhe ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e opinionit shqipfolës, mirëpo edhe një e treta e revistës Dialoglpus botohet në gjuhën gjermane” tha Kujtim Shabani kryeredaktor i portalit dhe revistës.

Dialogplus kishte filluar të formohet si medium qysh në vitin e kaluar, mirëpo në nëntor te 2013 kishte filluar me një punë me intensitet më të lartë. Bartësit e projektit nuk presin që nga ky medium të jenë përfitues të mëdhenj, mirëpo e shohin atë si një medium që do t`i shërbejë komunitetit shqiptar në Zvicër.

“Dialogplus ka filluar vitin e kaluar me punë, dhe ky është vetëm një projekt, kurse në të ardhmen përmes tij i kemi edhe tri projekte të tjera që për momentin nuk duam t`i zbulojmë”  tha Arif Sylejmani udhëheqës dhe bartës i projektit Dialogplus.

Ndryshe, Dialogplus përveç që do të shërbejë si portal online në internet, do të shtypet për çdo muaj si revistë me një çmim prej CHF 4.50.

dialogplus

 Biografi e shkurt

  • Emri MbiemriDialogplus 
  • Profesioni:Media