Shkrimtar/e

Ismail Kadare

Shkrimtar

Shkrimtari më me nam i shqiptarëve, i cili ka thyer të gjitha kufijtë e botës, Ismail Kadare ka marrë çmimin ndërkombëtarë për letërsi “Ali Podrimja” që e ndanë Universiteti AAB në Prishtinë. Duk u bërë shkrimtari i parë që pranon këtë çmim, Kadare u ndje i “thyer në shpirt” sepse pranoi diçka që lidhet me emrin e një mikut të tij

Vetë Kadare tha se nuk do kishte dëshirë të pranonte një çmim të tillë.

“…Kjo festë nuk do të ndodhte po të ishte ai gjallë, dhe unë nuk do ta merrja çmimin. Ky titull ka burim një hidhërim, humbjen e një miku tim të shtrenjtë”, deklaroi Kadare, i cili një pjesë të ligjëratës ia kushtoi kombit shqiptarë dhe të ardhmes së tij evropiane.

“Që kombi shqiptar është gjeografikisht në Evropë, ky është fakt. Kjo nuk ka të bëjë me mburrje apo me luks. Ne i ngjajmë Evropës ndoshta si pikënisje me ashpërsi, e ndoshta do të përfundojë me butësi”, deklaroi Kadare, i cili po ashtu foli edhe për kombin shqiptarë dhe impaktin e letërsisë në këtë mes.

“Letërsia nuk rregullon punët e shtetit, punët e partive. Letërsia e ka vendin e saj të pavarur, përveç në stinët kur duhet ta thyejë zakonin e të përzihet në punën e kombit, sepse ky i fundit ka nevojë për trajtimin e saj”, shton Kadare.

Ai tha se të gjitha kombet kanë humbje dhe nuk është e vërtetë që nuk janë të pavdekshme. Mirëpo shqiptarët, siç tha ai, kanë arrit të mbijetojnë, dhe kjo sipas Kadaresë, është krenari.

Këtë çështje ai tha se e ka diskutuar edhe me të ndjerin Podrimja, por edhe me poetin tjetër të ndjerë. Azem Shkreli.

“Kontinenti evropian për shekuj ka dashur ta shkëpusë kombin tonë, ka dashur ta nxjerrë nga kontinenti. Përpjekja e fundit për një gjë të tillë ka ndodhur para 14 vitesh. Pak a shumë kjo lidhet edhe me figurën e hebrenjve, pos që kjo e fundit ishte me përmasa globale”, shton Kadare.

Ndryshe, Ibrahim Berishës, anëtar i jurisë profesioniste, dha disa arsye pse çmimi “Ali Podrimja” i është ndarë Kadaresë.

“Kadare është ura lidhëse mes Shqipërisë dhe asaj që në ëndërr njihej vetëm si Evropë Perëndimore. Kadare i solli Shqipërisë identitet dhe kulturë, një ndër mënyrat e pakta të frymëmarrjes mendore e shpirtërore. Ai ka sjellë më së miri qenien e përkatësisë dhe idenë e lirisë”, tha Berisha.

Kadare gjatë qëndrimit në Kosovë u shoqërua nga bashkëshortja Helena, ndërsa gjatë ndarjes s çmimit ishte e pranishme edhe presidentja Atifete Jahjaga si dhe liderët e partive politike, deputetë e përfaqësues të tjerë të institucioneve të Kosovës.

 Biografi e shkurt

  • Emri, MbiemriIsmail Kadare
  • Prejardhja:Gjirokastër-Shqipëri
  • Vendi ku vepron:Paris-Francë
  • Profesioni:Shkrimtar

  WHO’S WHO të tjera