Kulturë

Admir Saiti

Fotograf

Fotografi shqiptar, Admir Saiti, nga Weggisi i Zvicrës, ka përfunduar dy video projekte, reklama për dy kompanitë e njohuara “Schild” dhe për gjigandin gjerman të makinave BMW në Zvicër, “BMW Motorrad Schweiz“. Admiri nuk e ka në plan të ndalet.

BMW ia ka besuar shqiptarit nga Maqedonia edhe 2 projekte të tjera filmike. Admirin ia kishte propozuar BMW-së fotografi i njohur, Thomas Buchwalder.

Ai ka filmuar një foto shooting me Tom Lüthi, i cili ka qenë kampion bote në garat me motoçikleta „Moto Grand Prix“.

Puna e kumanovarit ishte prezantuar këto ditë në një mbrëmje „Fashion Night“ në Hallenstadion Cyrih.

Admiri ka realizuar foto të bukura dhe artistike, por njëkohësisht ka punuar dhe punon edhe me modele të njohura.

Ai është shumë aktiv në fushën e modës, spektakleve të bukurisë dhe reklamave.

Admiri ka lindur në Kumanovë dhe është 28 vjeç, por dashuria për artin e fotografisë ka bërë që ai të jetë shumë i njohur në Zvicër.

https://www.youtube.com/watch?v=s6Jn6xpsBIA

 Biografi e shkurt

  • Emri, MbiemriAdmir Saiti
  • Prejardhja:Kumanovë-Maqedoni
  • Vendi ku vepron: Lucern-Zvicër
  • Profesioni:Fotograf
  • Kontakti www.admirsaiti.ch

  WHO’S WHO të tjera