Ekonomi
Kushtrim Reka
Phd në ekonomiKushtrim Islam Reka lindi më 17 tetor 1984 në Shkup. Familja Reka me rrënjë nga Kaçaniku më 1954, për shkak të përndjekjes së përhershme nga regjimi i atëhershëm komunist i ish-Jugosllavisë, shpërngulet në Shkup. Shefki Reka (gjyshi i Kushtrimit), duke pandehur parajsën, edhe atje gjen ferrin, sepse Beogradi perfid sinjalizon Shkupin që këtë familje me burra e gra të dhënë me gjithë zemër ndaj kombit e atdheut ta mbajë në shënjestër. Rekajt vazhdimisht ngjallnin te populli shqiptar shpresën se një ditë do të ngadhënjejë Perëndimi, ku demokracia do të triumfojë mbi diktaturën, drita mbi errësirën dhe autoktoni mbi pushtuesin. UDB-ja jugosllave duke, e cilësuar këtë familjeje si të rrezikshme dhe të padëshiruar për sistemin komunist, më 1981 e diferencon dhe më vonë i jep masën e ndëshkimit përjashtim nga puna Islam Rekes, mësuesit shembull në shkollat shqipe të Maqedonisë.
Përveç kësaj, Islamit i mvishet edhe fajësia për propagandë e agjitacion dhe bashkëpunim me vendet e Perëndimit. Ai i gjendur në një situatë jashtëzakonisht të rëndë, i ndihmuar nga shokë e miq, braktis Shkupin, duke lënë në frikë e ankth bashkëshorten Havushen dhe katër fëmijët e tij të vegjël. Islam Reka destinim e ka Zvicrën, vendin ku respektohet barazia, ku çmohen vlerat, vendin ku ka kuptim jeta dhe të qenit njeri. Kjo ëndërr e kahershme për liri dhe mendim plotësisht të pavarur Islamit i realizohet hëpërhë me të vendosur në Gjenevë. Kjo qendër ndërkombëtare, e njohur në gjithë globin si strehë e mbrojtjes së të shtypurve dhe e të përndjekurve, i ofron këtij të emigruari të përvuajtur punë dhe banim. Kurse në pranverën e vitit 1990 autoritetet e Zvicrës i njohin të drejtën e bashkimit familjar Havushes dhe fëmijëve të saj. Kështu që ata pas gjashtë vjetësh ndarjeje bashkohen sërish me Islamin. Havushja, edhe pse e lindur në Shkup, në mjedisin e ri, sikurse çdo e huaj, po kalonte një periudhë të vështirë. Ajo çdo gjë e fillon nga e para.
Ndërkaq kryepersonazhi i këtij rrëfimi, Kushtrim Reka, atëherë gjashtë vjeç, përfshihet së bashku me moshatarët e tjerë në të ashtuquajturin ”Cycle elementare” (fillimi i arsimit të detyruar), ku si fëmijë tregohet mjaft i shoqërueshëm me të gjithë, pavarësisht ideologjisë dhe ngjyrës së tyre. Këto virtyte të larta njerëzore bëjnë që ndër bashkëmoshatarë ai të jetë i dashur dhe i respektuar.
Akoma më i përsosur, Kushtrimi vazhdon edhe “Cycle moyen” (shkallë e dytë e arsimit), të cilin e kryen me sukses të dalluar. Tashmë i ambientuar në të gjitha fushat e jetës, e përfundon me sukses të shkëlqyeshëm edhe “Cycle d’orientation” (zgjat tre vjet), me çka e përmbyll arsimin shkollor të detyrueshëm. Pastaj Kushtrimi vendos të vazhdojë mësimet në College (gjimnaz) të Gjenevës. Përfundimi i gjimnazit përgjithësisht i jep mundësi studimi në universitete dhe shkolla politeknike të Zvicrës. Me të përfunduar gjimnazin, z. Reka regjistrohet në Fakultetin Ekonomik të Gjenevës, drejtimi – Biznes dhe Ekonomi. Studimet e filluara më 2004 në këtë departament i përfundon në afat rekord dhe kështu kryen Bachelor-in. Ndërkaq, më 2009 Reka profesionalizohet në lëmin e Financave, ku edhe e merr titullim Master në Financa. Duke e parë si të domosdoshëm thellimin e njohurive në gjuhën angleze, Reka regjistrohet në një kurs intensiv të gjuhës angleze në Australi.
Pas katër muajsh qëndrimi kthehet në Gjenevë si anglofon i vërtetë, dhe së bashku me shumë kandidatë të tjerë aplikon për vendin e punës Asistent në sesionin e Ekonomisë te ligjëruesi i mirënjohur, prof. dr. Martin Hoesli. Në vitin 2010, në një konkurrencë jashtëzakonisht të fortë Komisioni për pranimin e kuadrove të reja i Fakultetit Ekonomik të Gjenevës përcaktohet për emërimin e z. Reka në pozitën Asistent (ndihmës profesori). Kushtrim Reka këtë detyrë me mjaft sukses e kryen edhe sot. Reka sigurisht ka nënshkruar kontratë pune me Fakultetin Ekonomik të Gjenevës dhe ai obligohet që në pozitën e Asistentit të qëndrojë deri në fund të këtij viti. Gjithashtu është e një rëndësie të veçantë edhe puna kërkimore-shkencore më 2011 e Rekës në Universitetin e Floridës. Ai i mbikëqyrur nga prof.dr. David Ling, i qaset me seriozitet të madh punës në fushën e patundshmërisë.
Z. Reka është pjesëmarrës i dhjetëra konferencave dhe seminareve ndërkombëtare. Ai ka lënë përshtypje jashtëzakonisht të mira me paraqitjet e tij në universitetet e ndryshme të SHBA-së, siç janë: Universiteti i Çikagos, i San Diegos, i Floridës etj.
Karrierën profesionale nga sfera e patundshmërisë Reka e ka plotësuar edhe me pjesëmarrjen e tij në tryeza e debate të organizuara në Britaninë e Madhe, Gjermani, Itali e Holandë. Veç kësaj, Reka ka publikuar punime të shumta shkencore në revista të ndryshme ndërkombëtare. Po ashtu Kushtrimi na del si bashkautor me prof.dr. Martin Hoesli te revista prestigjioze “JOURNAL OF REAL ESTATE FINANCE AND ECONOMICS”. Gjithë këtë punë shkencore Kushtrim Reka e kurorëzon më 15 tetor 2014 në Universitetin e Gjenevës, ku me sukses mbron publikisht disertacionin e doktoratës me temën: ”FINANCIAL CONTAGION AND LIQUIDITY IN REAL ESTATE MARKETS”. Komisioni në përbërje prof.dr.Ines Chaieb, kryetare e Komisionit nga Universiteti i Gjeneves, prof.dr. Martin Hoesli, po ashtu nga Universiteti i Gjenevës, njëherësh dhe mentor i këtij disertacioni dhe prof.dr. Paul Embrechts nga Universiteti Politeknik i Cyrihut, anëtarë të jurisë, vlerësojnë lart punën e z. Reka. Edhe pse koha reale e vendeve të Evropës Qendrore s’ përkon me atë të SHTETEVE TË BASHKURA TË AMERIKËS, nga Universiteti i Floridës nëpërmjet SKYPE u inkuadrua edhe prof.dr. David Ling, profesor ordinar në Universitetin e këtij vendi, i cili e përgëzoi për këtë arritje të madhe z. Reka.
Gjatë qëndrimit në Florida Reka ka marrë këshilla dobiprurëse nga profesori David Ling, të cilat i ka praktikuar me rastin e punimit të disertacionit të tij. Derisa familjarë, shokë e miq uronin për punën e tij, me dosjen e arkivuar në duar shfaqet zonja Maria-Pia-Victoria-Feser, Dekane e Fakultetit të Menaxhmentit dhe Ekonomisë në Universitetin e Gjenevës. Ajo e entuziazmuar nga suksesi i z. Reka para të pranishmeve tha: “Ndihem e gëzuar po aq sa edhe vetë z.Reka, sepse pas shkëputjes nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Sociale z. Reka është i pari që me punën e tij të shkëlqyer e arsyetoi mëvetësinë e Fakultetit të Menaxhmentit dhe të Ekonomisë. Duke e konsideruar si nder edhe për institucionin punën e z. Reka, ajo në shenjë mirënjohjeje i dha atij një dhuratë modeste.
Pastaj profesorë, studentë e miq së bashku kaluan në holin e ndërtesës së Universitetit, ku me një aperitiv të organizuar nga familjarët e z. Reka ndanë gëzimin e tyre për këtë ngjarje me dobi të përgjithshme.
Arif Ejupi, Gjenevë
Biografi e shkurt
- Emri, MbiemriKushtrim Reka
- Prejardhja:Shkup-Maqedoni
- Vendi ku vepron:Gjenevë-Zvicër
- Profesioni:Phd në ekonomi
WHO’S WHO të tjera
- Nis seanca e Gjykatës Speciale ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit Ka nisur seanca e tretë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit...
- Tetovari, doktorant i shkencave kompjuterike në Zvicër Ilir Fetai në doktoratën e tij ka kombinuar matematikën si dhe aplikimin e matematikës në lëmin...
- Shqiptarja nga Zvicra përfaqëson bukurinë e Kosovës në Kore Liridona Uka është bukuroshja shqiptare që do ta përfaqësojë Kosovën në “Miss First Beuty World 2014”...
- Kushtrim Reka Punën e tij shkencore Kushtrimi e ka kurorëzuar duke mbrojtur disertacionin me temën: ”FINANCIAL CONTAGION AND...
- Kardiokirurgu shqiptar nga Cyrihu ligjëron në Tetovë Dr. Omer Xhemaili ka mbajtur një ligjëratë në Tetovë me rastin e hapjes së repartit të...
- “Skënderbeg” shpallet fitues i “Fund of Hedge Funds” në Evropë Skënderbeg Alternative Investments AG, të cilin e udhëheq shqiptarja me origjinë nga Kosova, Miranda Ademaj, ka...
- Nrecë Kabashi, i treti në “Miss & Mister Zvicra Romande” Djaloshi shqiptar që jeton në Zvicër, Nrecë Kabashi ka zënë vendin e tretë në “Miss &...
- Sindikata Unia, një dekadë në shërbim të punonjësve Nga gjithsej 200'000 anëtarë sa ka Unia, mbi 100'000 anëtarë janë me prejardhje jashtë Zvicrës, nga...
- Frosina Sopa, një nga 20 studentet më të mira në Holandë Është vetëm 17 vjeçare dhe tani më ka një libër të botuar në degën e ortopedisë...
- Blerim Destani, të enjten në serinë “Alarm fur Cobra” Aktori shqiptar, Blerim Destani, nuk ndalet me sukseset e tij në kinomatografinë gjermane...
- Ramë Lahaj lë pa frymë publikun austriak Tenori i mirënjohur kosovar, Ramë Lahaj ka shkëlqyer të shtunën mbrëma në teatrin e Landit të...
- Erisa Ramaj mahniti gjermanët në “Das Supertalent” Ajris Erisa Ramaj është njëra nga kandidatet, e cila javën e kaluar mahniti publikun gjerman me...
- Komiku i ri shqiptar që fascinon Zvicrën Faqja e Bendritit në internet ndiqet nga afro 100 mijë fansa, gjë që e bën të...
- Koncert fantastik i Edita Abdieski (Abdiu) në Bernë Në asnjë rast nuk vërehej ndonjë gabim në zërin e saj, ajo ishte e përsosur. Ndoshta...
- Studiuesi shqiptar, bashkautor i librit mbi sigurinë e informacionit Dr. Igli Tashi është bashkautor me prof. S. Ghernaouti-Hélie i librit "Information Security Evaluation: a holistic...
- Miriam Cani në operë me mjuziklin “Hair” Miriami është zgjedhur si njëra ndër këngëtaret më të mira për të marrë një rol në...
- Shqiptari Ben Kamili pëlqehet nga artdashësit gjermanë Deri më 16 tetor të këtij viti, artdashësit gjermanë do të kenë mundësi që të vizitojnë...
- Ramë Lahaj, zbulimi i ri, magjepsës, i operës gjermane Me epitetin "Latin Lover" identifikohet tenori i ri shqiptar nga Kosova, i cili luan rolin kryesor...
- Diar Xani, “Koka e Javës” e Cyrihut Diari është aktor, ka ardhur nga Kosova në Zvicër, ku, gjatë ditëve në vijim, në Cyrih...
- Shpëtime Kamberi, arkitektja kosovare që disenjoi trofeun “Diaspora“ Presidentja dhe ministrja e Jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy Rey, do të marrë gjatë ditës çmimin...
- Ilir Ferra, çmim stimulues për romanin në gjuhën gjermane Çmimi “Chamisso jepet për veprën më të mirë letrare në gjuhën gjermane, të shkruar nga autorë...