Arba Kokalari

Politikane

Shqiptaro–suedezja Arba Kokalari ia ka mësyrë Parlamentit Evropian, duke kandiduar në zgjedhjet që do të mbahen më 25 maj.

27-vjeçarja Arba Kokalari synon të jetë pjesë e Parlamentit Evropian nëpërmjet  listës me numër 6 të partisë së qeverisë suedeze, e quajtur “Partia Moderate”.
Kokalari premton se do të jetë një zë i fortë edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Prandaj, shqiptarët që jetojnë në Suedi kanë një arsye më shumë për ta votuar atë që të jetë një deputete në Parlamentin e Evropës.
Që kur ishte 16-vjeçe ajo ishte fokusuar në studimet për Ligjin Ndërkombëtar, Studime Politike dhe Politikë Evropiane në Universitetin e Stokolmit.
Shqiptaro -suedezja është nga Gjirokastra, ndërsa kishte migruar në Suedi në vitin 1992, pasi babai i saj ishte emëruar ambasador i Shqipërisë në shtetet nordike dhe balltike.

 Biografi e shkurt

  • Emri, MbiemriArba Kokalari
  • Prejardhja:Gjirokastra-Shqipëri
  • Vendi ku vepron:Stockholm-Suedi
  • Profesioni:Politikane
  • Kontakti www.arbakokalari.com

  WHO’S WHO të tjera