Kulturë

Gjyle  Krasniqi

Drejtuese teatri

Të premten, më 7 mars hap perdet festivali i shtatë me radhë i teatrit të “secondove” (brezi i dytë i të huajve). Me moton “Toleranca” dashamirësit e këtij festivali karakteristik do të kenë rastin që deri më 15 mars të shikojnë pesë shfaqje të ndryshme teatrore dhe programe tjera shoqëruese.

Të gjitha shfaqjet luhen nga aktorë me prejardhje të huaj nga 20 kombësi të ndryshme dhe po ashtu edhe temat e dramave që do të shfaqen kanë përmbajtje që lidhet me problemet e të huajve. Skena ku do të zhvillohet festivali është ajo e teatrit “Tuchlaube” ë Aarau.

Pesë drama janë në konkurrencë për të fituar çmim dhe ato vijnë nga Aarau, Berlin/Kassel, Bochum, Versacio dhe Cyrihu. Krahas tyre, programi do të pasurohet edhe me shumë ligjërata, punëtori, debate inskenime etj.

Shfaqjet që shpërblehen nga juria, përveç një shume të hollash do të fitojnë edhe të drejtën e një turneu shfaqjesh nëpër Zvicër.

Drejtuese dhe bashkëthemeluese e festivalit është shqiptarja nga Kosova, aktivistja e njohur Gjyle Krasniqi, e cila jeton prej 26 vitesh në Zvicër.

 Biografi e shkurt

  • Emri, MbiemriGjyle  Krasniqi
  • Vendi ku vepron: Luzern-Zvicër
  • Profesioni:Drejtuese teatri

  WHO’S WHO të tjera