Gesundheit

Shyhrete Rexhaj

Infermiere

Pas themelimit të shoqatës së tyre, anëtarët e Kryesisë së Asociacionit të Profesionistëve Shëndetësorë Shqiptarë në Zvicër janë takuar për herë të parë më 23 mars 2013 në Cyrih për të konstituuar kryesinë e re dhe kanë ndarë rolet dhe përgjegësitë konform statutit të aprovuar në Kuvend.

Shyhrete Rexhaj mori besimin e anëtarëve për kryetare të Asociacionit, kurse nënkryetarë u zgjodhën Naser Morina dhe Bahri Rexha.

Anëtarët e tjerë të kryesisë me role të veçanta janë zgjedhur Gëzim Jashari, Avni Jakurti, Miftar Zymberi, Naser Sejdiu si dhe Rejhane Bajrami.

Të gjithë anëtarët e Kryesisë zotohen për konstruktivitet profesional dhe mbrojtje të qëllimeve të Asociacionit, të definuara me statut.

Kryesia ka vendosur që në kohën fillestare të takohen një herë në muaj për të siguruar realizimin e qëllimeve të Asociacionit.

Në këtë mbledhje është biseduar edhe për hapat e parë të Asociacionit. Fillimisht do të bëhet regjistrimi i Asociacinit në organet gjegjëse zvicerane, pastaj do të krijohet një webfaqe për t’i informuar edhe më mirë anëtarët e opinionin dhe për të lehtësuar komunikimin me të interesuarit. Asociacioni do të vazhdojë me identifikimin e profesionistëve të ndryshëm shëndetësorë, të cilët punojnë dhe veprojnë në Zvicër me qëllim të rritet numri i anëtarëve shëndetësorë shqiptarë.

Po ashtu mantelbardhët shqiptarë në Zvicër janë marrë vesh për organizimin e një evenimenti për anëtarët e tyre.

Njëkohësisht në kuadër të thellimit të bashkëpunimit me Kosovën do të realizohet vizita e parë në Kosovë, për të diskutuar dhe për të identifikuar nevojat dhe kërkesat e dyanshme, si dhe për të shprehur gatishmërinë për shkëmbim të njohurive profesionale.

Kryesia dëshiron që t’i falënderojë të gjithë pjesëmarrësit në Kuvend, njëherësh i fton edhe personat e tjerë që t’i bashkangjiten këtij asociacioni.
Ata zotohen se do të jenë gjithmonë të hapur për të gjithë të interesuarit.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë t’i bashkangjiten asociacionit apo për çdo informatë tjetër mund të shkruajnë në këtë e mail:  [email protected]

26.03.2013

 Biografi e shkurt

  • Emri MbiemriShyhrete Rexhaj
  • Prejardhja:Petrovë-Shtime-Kosovë
  • Vendi ku vepron:Lozanë-Zvicër
  • Profesioni:Infermiere
  • Kontakti [email protected]